Kanye West ia hedh telefonin gazetares pas pyetjes që i bëri për Bianca-n

30 janar 2024 | 16:17

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video, ku tregon momentin e përplasjes së reperit kontrovers, Kanye West me një gazetare. Në videon e shpërndarë fillimisht nga TMZ, reperi shihet teksa i rrëmben me forcë telefonin nga dora një paparaci, pasi ajo e pyeti nëse gruaja e tij, Bianca Censori ka liri në jetën e saj.

Incidenti ndodhi teksa reperi i “Flashing Lights” ishte rrugës për në ceremoninë ‘Walk of Fame’ të Charlie Wilson në Bulevardin Hollywood të hënën. Ndërsa paparaci ju lut që t’i kthente telefonin, disa njerëz dëgjoheshin duke u përpjekur për të qetësuar situatën.

“Më pyetët nëse gruaja ime kishte vullnet të lirë. Kjo është një pyetje idiote për t’iu bërë një superheroi si unë,” vazhdoi West.

“Ishte e gabuar apo e drejtë? ai shtoi. “Përgjigjju pyetjes, unë duhet t’u përgjigjem pyetjeve tuaja, përgjigjuni pyetjeve të mia.”

Para se të tërhiqej, West më pas i ofroi gazetares një punë, madje duke shkuar deri aty sa tha se do t’i paguante dyfishin e pagës së saj.

Incidenti ka ndodhur pasi në rrjet ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se West e ka ndaluar gruan e tij të përdorë mediat sociale për mbrojtjen e saj. Sipas Daily Mail, reperi dyshohet se e ndalon Censorin, të përdorë aplikacionet për të shmangur komentet negative. Megjithatë, kjo lëvizje e ka “izoluar” atë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe…