Kaosi i Brexit-it vazhdon!

21 tetor 2019 | 12:02

Ministri britanik i shtetit dhe i ngarkuar për Brexitin, Michael Gove insiston për afatin e daljes nga BE-ja mё 31 tetor.

Qeveria britanike pas dёshtimit nё parlament i ka kërkuar zyrtarisht BE-sё njё shtyrje tё afatit. Kryeministri Boris Johnson ka thënë megjithatё se ende shpreson pёr daljen deri nё fund tё tetorit.

Por ministri i shtetit Gove nё njё intervistё me televizionin “Sky News”, ka deklaruar se me shtyrjen e vendimit nё Parlament pёr marrёveshjen e Brexit-it ёshtё shtuar rreziku pёr njё dalje pa marrёveshje.

Edhe tё dielёn kanë vazhduar konsultimet me pjesё tё Qeverisё pёr tё pёrgatitur me intensitet ndihmёn e “Operation Yellowhammer”.

Dokumenti “Yellowhammer” pёrmban parashikime, se si mund tё realizohet pa marrёveshja dalja nga BE-ja. Ekspertёt kanë paralajmëruar pёr protesta dhe cenim tё rendit publik, rradhё tё gjata pёr kamionёt nё kanalin e Lamanshit dhe ngushtica nё furnizimet me ushqime dhe medikamente.

Brukselit i mbërrijnë letra

Parlamenti britanik tё shtunёn (19.10.2019) nuk e miratoi sikurse dëshironte kryeministri Boris Johnson marrëveshjen e daljes tё negociuar me BE-nё. Nё vend tё kёsaj u vendos njё kёrkesё, pёrmes sё cilёs marrёveshja duhej tё modifikohej nё ligje, nё mёnyrё qё ajo tё mund tё vlerёsohej bindshёm.

Kёto zhvillime e vënë nё pikёpyetje datёn e planifikaur tё shkёputjes mё 31 tetor. Qeveria britanike pas shtyrjes sё vendimit – sipas parashikimit nё ligjin britanik i ka kërkuar BE-sё njё shtyrje tjetёr tё Brexit-it. Megjithatë kryeministri Johnson ende ka shpresa se mund t’i përmbahet afatit.

Opozita kёrkon njё referendum tё dytё

Sidoqoftё Johnson u pёrball me kritika tё ashpra tё opozitёs. John McDonnell i laburistёve tёrhoqi vёmendjen, qё Johnson nuk duhet tё anashkalojё as parlamentin dhe gjyatat. Partia Laburiste insiston pёr zgjedhje tё parakohshme. Gjithashtu sipas saj duhet tё ketё njё referendum tё dytё pёr Brexit-in.

Ambasadorёt e BE-sё sipas planit janë mbledh dhe kanë ndërmarrë formalisht procedurën e ratifikimit tё marrëveshjes nga ana e BE-sё. Marrëveshja e arritur nё samitin e kryetarёve tё shteteve dhe qeverive nё Bruksel duhet tё ratifikohet jo vetëm nga parlamenti britanik, por edhe nga Parlamenti i BE.

Nga ana e BE-sё nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes sё daljes me marrёveshje tё Britanisё sё Madhe. Sidoqoftë presidenti i Këshillit, Donald Tusk ditёt e ardhshme do tё përpiqet tё verifikojё nёse tё 27 vendet anëtare janё dakord pёr njё shtyrje tё re. Kjo duket e mundur, pavarësisht qё presidenti francez Emmanuel Macron dhe disa tё tjerё kёrkuan sё fundi pёr kёtё njё argument tё fortё./DW/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan e dëshiron për trajner Pep Guardiolën, ndërsa si…