Kaosi në Kongres, Trump: Stop dhunës! Ne jemi partia e ligjit dhe e rendit

06 janar 2021 | 22:01

Kanë shpërthyer trazirat në ndërtesën e Kongresit të SHBA-së nga mbështetësit e Donald Trump që po protestojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve që nxorën fitues demokratin Joe Biden.

Ata janë futur brenda ndërtesës derisa mediat po raportojnë se po përdoren edhe armët dhe se Mike Pence, që u nda nga Trump dhe Senati janë evakuuar, njofton Klan Kosova.

Për këtë kaos ka reaguar edhe presidenti Trump përmes Twitter që po kërkon që protestat të jenë paqësore.

“Po i kërkoj secilit në ndërtesën e Kongresit që të jetë paqësor. Pa dhunë! Kujtoni, NE jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat e gratë e shkëlqyera. Faleminderit!”.

“Ju lutem respektoni Policinë e Capitol (ndërtesës së Kongresit) dhe forcat e rendit. Ata vërtet janë në anën e vendit tonë. Qëndroni paqësorë!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d. Presidentja Osmani shpërndanë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të…