Kapen 15 armë dhe shqiptohen mbi 5 mijë gjoba për një javë në rajonin e Prishtinës

22 prill 2025 | 11:20

Policia e Kosovës ka njoftuar ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në rajonin  e Prishtinës janë kapur 15 armë si dhe municione të llojeve të ndryshme.

Sipas policisë, në po të njëjtën kohë, janë shqiptuar 5 123 janë shqiptuar gjoba për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 920 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me  radar mobil.

Në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, po ashtu janë realizuar 220 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 74 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime, etj.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Harvard-it paditi administratën Trump të hënën pasi qeveria…