Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës

29 tetor 2025 | 21:14

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit të publikuar, “i dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekustruar një sasi e subsatance narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg”.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale”, përfundon njoftimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën në varrezat myslimane të Mitrovicës së Veriut janë…