Kapen në Doganë rreth 75 mijë cigare, u tentua të shmanget taksa mbi 100 mijë euro

25 korrik 2021 | 15:32

Njësit e Doganës, respektivisht ekipet e Antikontrabandës së Doganës kanë ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare të kontrabanduara.

Në njoftimin për media të Doganës theksohet se pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina Red dhe Blue.

“Sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë dhe ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë. Me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100.000 mijë euro”, është bërë me dije në njoftim.

Dogana e Kosovës ka theksuar se synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

“Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegjiumi i Drejtorëve Komunalë të Arsimit në kuadër të Asociacionit…