Kapen shoferi i autobusit me 100 mijë franga në linjën Gostivar-Stamboll

02 shtator 2021 | 17:29

Doganat e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se janë kapur  dhe konfiskuar 100 mijë franga në vendkalimin kufitar “Deve Bair”. Autobusi me targa të Gostivarit po drejtohej nga shtetasi turk me iniciale H.O.

“Tek shoferi në xhepin e brendshëm të pantallonave janë gjetur dy paketime të mbështjella me qese të zeza në të cilat kishte 100.000 franga zvicerane”, thonë nga Doganat.

Po ashtu nga Dogana merret vesh se paratë janë konfiskuar përkohësisht, dhe se pas verifikimit të këtyre të ardhurave do të procedohet tutje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sami Fejza Shumë luftëtarë të lirisë që jetojnë dhe…