Kapet kontrabandë me syze në kufirin Kosovë-Serbi

06 korrik 2020 | 17:28

Njësiti i anti kontrabandës në kuadër të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës p përmes autobusit të linjës Serbi- Kosovë.
Sipas Doganës, gjatë ushtrimit të kontrolleve, kanë arritur të gjejnë sasi të konsiderueshme të syzeve të diellit të fshehura në këtë autobus.


“Pas zbulimit është kontrolluar i tërë autobusi, ku janë konfiskuar të gjitha mallrat. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të…