Kapet me k*kainë një person i Prishtinës në pikën kufitare në Morinë

27 shkurt 2026 | 12:05

Policia kufitare ka arrestuar një person në pikën kufitare në Morinë nën dyshimin për posedim të Kokainës.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka thënë se Hashim Thaçi…