Kapet në flagrancë, arrestohet për ryshfet në Prishtinë

14 korrik 2025 | 21:49

Është arrestuar sot në Prishtinë, një zyrtar publik (i gjendjes civile), pasi që sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar.

Policia bën të ditur se ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur…