Kapiteni Dedaj: Fitore me vlerë të shumëfishtë

06 nëntor 2023 | 12:03

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës në hendboll, Valon Dedaj ka thënë se fitorja ndaj Sllovakisë në Prishtinë ka vlerë të shumëfishtë.

Dedaj e kishte të pamundur të luaj në Sllovaki, ndërsa mungesa e tij u vërejt shumë. Të dielën në Prishtinë, hendbollisti me përvojë solli qetësi dhe stabilitet në lojën e Kombëtares sonë.

“Fitorja ishte shumë e mirë për Kombëtaren, por edhe për ne lojtarët. Po të pësonim edhe në këtë ndeshje do të binim shumë edhe në EHF. Fitorja në shtëpi është e mirë në mënyrë që të kthejmë besimin e tifozëve dhe që numri i shikuesve të jetë më i madh në ndeshjen e ardhshme. Sa herë që luajmë në Kosovë është e vështirë për kundërshtarët”, ka thënë Dedaj.

“Në Kombëtare kemi lojtarë të rinj. Për ta fitorja ishte shumë me rëndësi për të fituar vetëbesim. Kanë munguar disa lojtarë pasi edhe në Sllovaki do të fitonim”, ka shtuar Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Golden State u mund me rezultat 115-104 në…