Kapiteni Dedaj: Në Kosovë nuk i frikësohemi askujt

08 mars 2021 | 16:22

Kapiteni Valon Dedaj është i motivuar për ta udhëhequr lojën e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë.

Rumania vlerësohet rival i vështirë por Dedaj thotë se si vendas mund të përballen me të gjithë.

“Stërvitjet po shkojnë mirë. Gjithmonë them se në Kosovë nuk i frikësohemi askujt sepse luajmë hendboll të mirë. Por Rumania është e fuqishme në hendboll. Besoj se të mërkurën do të jetë një ndeshje e mirë dhe e fortë. Gjasat për sukses i kemi”, ka theksuar Dedaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, këngëtarja shqiptare…