Kapiteni i Atalantës: Nuk ka mbaruar asgjë

25 shkurt 2021 | 07:40

Rafael Toloi beson se Atalanta mund të bëjë një rikthim në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet më 16 mars në S”antiago Bernabeu”.

Kapiteni i Atalantas, Toloi, thotë se skuadra e tij është akoma në lojë për Ligën e Kampionëve dhe Real Madrid nuk duhet të rrijë e qetësuar, transmeton lajmi.net.

“Ne luftam deri në fund, por është e vështirë të luash kundër Real Madrid, sidomos kur jeni me 10 lojtar. Nuk mendoj se ishte karton i kuq”, u shpreh ai.

“Ne ndihemi më të fortë pas kësaj loje, e dimë që mund të bëjmë mirë kundër çdokujt”, shtoi më pas ai.

Me këtë fitore, Los Blancos kanë avantazh më të madh në ndeshjen tjetër për shkak të golit të shënuar si mysafir.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi…