
Kapiteni i Interit e mposhti Covidin
28 mars 2021
| 16:10
Ndeshja e fundit në kampionat e Interit u shty për shkak të rasteve të shumtë në ekipin zikaltër me Covid-19. Kur kanë kaluar diçka më shumë se 10 ditë nga ajo kohë, lideri i ekipit, kapiteni Samir Handanoviq e ka fituar betejën me koronavirusin.
Portieri ka dalë negativ në tamponin e fundit që ka bërë dhe duket se do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme ndaj Bolognas. Një lajm shumë i mirë ky për trajnerin Conte, që pak e nga pak po i rikuperon të gjithë futbollistët që u prekën nga virusi.
Handanoviq ishte i dyti pas D’Ambrosios që rezultoi pozitiv. Kapiteni i Interit doli i infektuar me Covid-19, 11 ditë më parë, më 17 mars.