‘Kapiteni më i mirë që kam pasur ndonjëherë’, Granit Xhaka mahnit bashkëlojtarët në Angli
27 tetor 2025
| 11:15
Mesfushori Granit Xhaka po vazhdon të lërë gjurmë të thella në aventurën e tij te Sunderland, me francezin Enzo Le Fee që e ka cilësuar ish-lojtarin e Arsenalit si “kapitenin më të mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time”.
Le Fee, një nga 15 afrimet e verës te Sunderland pas inkuadrimit në Ligën Premier, ka zbuluar se prezenca e Xhakës ka ndryshuar ndjeshëm atmosferën dhe mentalitetin brenda skuadrës.
Në një intervistë për “Stadium Astro”, mesfushori u shpreh pa hezitim.



