Kapiteni Vedat Muriqi lëndohet dhe largohet nga fusha

12 nëntor 2023 | 22:24

Dueli Kosovë – Izrael po luhet sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi e ka lëshuar fushën i lënduar. Muriqi e la fushën duke çaluar.

Ai është zëvendësuar me Meriton Korenicën.

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për “Euro 2024”.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1:0 në të mirë të Kosovës.

Golin e ka realizuar Milot Rashica i cili edhe ky pasi mori shiritin e kapitenit nga Vedat Muriqi u zëvendësua nga trajneri Gliha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngritur më shumë dyshime mbi…