Kaq ndëshkoheni nëse s’e respektoni shenjën e kuqe në semafor (Dokument)

25 prill 2019 | 14:06

Policia e Kosovës (PK) ka bërë me dije se është duke vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Sipas një njoftimi për media, Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor, raporton “Epoka e re”.

Mosndalja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor, parashihen këto masa për kundërvajtësin:

-150 euro gjobë,
-Tre muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe
-Tre pikë negative.

Fotografia e Kosovo Police

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria britanike dëshiron që marrëveshja për daljen e vendit nga…