
Kaq qytetarë kanë votuar deri tani në Prishtinë
12 tetor 2025
| 18:01
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet e 12 tetorit.
Nga të dhënat zyrtare, në Prishtinë deri tani kanë votuar 87 mijë e 670 qytetarë, apo 39.44 për qind nga 222 mijë e 326 sa kanë të drejtë vote.
Nga këto të dhëna, në tërë Kosovën, kanë votuar 659 mijë e 044 qytetarë, apo 32.54 për qind.
Nga 2571 vendvotime të procesuara deri tani janë procesuar 2,426 prej tyre.