
Karabinierët festojnë 211-vjetorin e themelimit edhe në Kosovë, nderohet oficeri që ndihmoi për shërimin e një fëmiu nga Kosova
Në Prishtinë u festua 211-vjetori i themelimit të Karabinerëve.
Më 5 qershor të këtij viti komponent që është edhe në Republikën e Kosovës, e njohur zyrtarisht si “Arma deri Carabinieri / MSU Prishtina” nën komandën e Kolonelit të armatës Alberto Santini mbajti ceremoninë ku nderoi një oficer të lartë për ndihmën e dhënë në shumë raste, por në veçanti për një rast shëndetësor ku me iniciativën dhe kontributin e tij një fëmijë nga Kosova gjeti shërim në Itali.
Me mirënjohje nderi u nderua gjenerali Davide D’Acquila. Ai mori iniciativën që të dërgonte në spitalin e qytetit Brescia një fëmijë nga Kosova që ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe nuk kishte mundësi shërimi në vend.
Për këtë ngjarje ka shkruar në Facebook edhe ish deputeti Hisen Berisha.
“Mirënjohje dhe respekt për veprat që kapërcejnë kufijtë zyrtarë dhe prekin thellë shpirtin njerëzor. Në ceremoninë e mbajtur në Prishtinë, me rastin e 211-vjetorit të themelimit të Karabinierëve Italianë, u nderua një akt që nuk njeh protokoll, por që mbetet i gdhendur në ndërgjegjen tonë kolektive si shembull i madhërishëm i humanizmit dhe solidaritetit. Faleminderit Luogotenente Davide D’Aquila, që me përkushtimin dhe zemrën tuaj, i dhatë një fëmije nga Kosova mundësinë për shërim në Itali. Faleminderit Karabinierëve të MSU Prishtina për praninë, ndihmën dhe kujdesin e vazhdueshëm për qytetarët tanë. Urimet më të përzemërta dhe nderimi ynë për Colonel Alberto Santini, komandantin e misionit MSU në Kosovë, i cili me përfundimin e këtij mandati përmbyll edhe karrierën e tij të ndritur ushtarake me uniformë. Mirënjohje për shërbimin dhe lidershipin tuaj dinjitoz në vendin tonë. Kur forcat e rendit bëhen forca të humanizmit, nderi është i dyfishtë”, ka shkruar Berisha.
https://www.facebook.com/share/v/1AwJWSo9gp/