Karagounis: Nuk e harroj humbjen nga Shqipëria

10 janar 2020 | 13:07

Disa nga yjet e kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë kanë mbërritur në Tiranë gjatë ditës së djeshme për ndeshjen e sotme në mbrëmje në “Air Albania Stadium”, nën kauzën Luajmë dhe rindërtojmë së bashku. Një nga ikonat e futbollit grek, pjesë e kombëtares më të suksesshme të tyre të 2004-s kur u shpallën edhe kampion të Evropës, Jorgo Karagonuis tregon për Top Channel, gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj kauze.

“Menjëherë sapo mësuam për kauzën që do të zhvillohej ky aktivitet ju përgjigjëm menjëherë ftesës pozitivisht pasi është kënaqësi për ne që të jemi në ndihmë të popullit shqiptar në këto momente pasi jemi këtu për të ndihmuar”, ka thënë Karagounis.

Në aspektin sportiv, Karagunis nuk e harron kurrë Shqipërinë dhe Tiranën, për hidhërimin e marrë nga humbja në “Qemal Stafa” 2-1 përball kuqezinjve, edhe pse me petkun e kampionëve të Evropës në fuqi.

“Ehh ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për Greqinë ajo e vitit 2004. Përballë kishim një Shqipëri shumë të mirë dhe atmosfera e tifozerisë ishte tepër e zjarrtë. Nuk kam si ta harroj atë që ndodhi e mbaj mënd shumë mirë”, ka shtuar futbollisti grek.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan…