Karantina e ndryshon Leonorën, poston foto të bukura

10 korrik 2020 | 11:46

Këngëtarja Leonora Jakupi duket se e ka lënë për pak kohë villën e saj në Brezovicë për t’u shfaqur në Prishtinë

Ajo sot është parë në sallonin e Sellmës në Prishtinë derisa ka bërë një grim por edhe ka realizuar një fotosesion.

Këngëtarja kosovare nën këto fotografi ka pasur edhe citate interesante. Një prej tyre flet edhe për pandeminë e koronavirusit.

“Edhe karantina e bën të vetën”, ka shkruar ajo.

Por, Leonora nuk ka qenë aspak modeste në foton e dytë ku ka shkruar: “Dmth foto më të bukura moti nuk kam pas, kaq kisha”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e fundit e qershorit dhe fillimi i muajit korrik…