Karantina në QSP mbyllet në fund të majit

26 maj 2020 | 10:01

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri në fund të majit do të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ai ka thënë se prej 28 majit do të largohen fashat për kufizim të lëvizjes dhe se lëvizja do të jetë e lirë prej pesë të mëngjesit deri në orën 21:00.

“Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në vend dhe në bashkërendim me veprimet e shteteve të rajonit por, jo vetëm, edhe më gjerë. Në fazën e tretë parashihen masa të reja lehtësuese që do ta çlirojnë edhe më tepër ekonominë”, ka thënë Vitia.

Faza e tretë e lehtësimit të masave fillon më 1 qershor.

Deri më tash në Kosovë janë shënuar 1 032 raste me Covid-19, janë shëruar 789 persona, ndërkohë kanë vdekur 30 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia të martën ka njoftuar se 174 persona kanë vdekur…