Karateistet fitojnë tri medalje në Evropianin Universitar për sportet luftarake

26 gusht 2025 | 11:24

Karateistet e Kosovës kanë fituar tri medalje në Evropianin Universitar për sportet luftarake, prej tyre një të argjendtë dhe dy të bronzta, që është bilanc i shkëlqyeshëm nga karateistet “dardane” në Kampionatin Evropian Universitar për sportet luftarake, që u mbajt në Varshavë të Polonisë.

Behije Mustafa fitoi të argjendtën në kategorinë -68 kg. Në të njëjtën kategori, Vlera Qerimi u ngjit në podium me medaljen e bronztë. Sukses arriti edhe ekiporja, që fitoi medaljen e bronztë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar vashat e Kosovës, trajnerin Nazmi Gashi dhe Federatën e Sportit Universitar të Kosovës për suksesin e arritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit…