Karateistët nuk lejohen nga Spanja të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, reagon KOK-u

22 mars 2023 | 11:09

Për shkak të mos njohjes së Kosovës si shtet nga Spanja, Përfaqësuesja e Karatesë nuk është lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës. Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet shtetërore.

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh është duke përjetuar diskriminimet e sportistëve të Kosovës nga shtetet, të cilat ende e përziejnë sportin me politikën.

Së fundi, dhe jo për herë të parë, Spanja sërish bëhet faktor, duke rikthyer “regjimin” e vjetër për sportistët e Kosovës, pavarësisht se disa vjet më parë ishte treguar korrekte në këtë drejtim dhe pikërisht me sportistët e njëjtë.

“KOK-u, që është në kontakt me FKK-në, ka informuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nga të cilët pret reagim të shpejtë, në mënyrë që karateistët tanë të mos e humbin edhe një garë të rëndësishme, siç ndodhi javë më parë me Evropianin e të rinjve në Qipro. Evropiani është garë kualifikuese edhe për Lojërat Evropiane ‘Krakovia 2023’”, thuhet në reagimin e KOK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A ka zgjedhje pa favorit zgjedhor? Kjo pyetje është gjithnjë…