Karateistja Fortesa Orana gati për Kampionatin Evropian: Nuk do të ndalem!
04 maj 2026
| 15:25
Karateistja e Kosovës, Fortesa Orana, ka deklaruar se është gati për “European Championship” , i cili do të zhvillohet më 19 maj në Frankfurt.
Përmes një postimi në “Facebook”, Orana ka thënë se ka punuar shumë në heshtje si dhe ka sakrifikuar shumë, teksa ka theksuar se rruga s’ka qenë e lehtë.
“Ka pas momente kur dukej e pamundur, por rruga ime kurrë nuk është ndalë. Dhe unë ende nuk jam ndalë… Po vazhdoj, hap pas hapi, deri te pika ku e di që i takoj. Sot jam këtu…, por ende jo aty ku dua me qenë. Dhe nuk ndalem, deri sa ta arrij”.
“Evropiani është vetëm një tjetër hap – fokus. Ready for ‘European Championship’ – Frankfurt 19 may”, ka shkruar karateistja Orana.



