Kariusi kalon në Union Berlin

28 shtator 2020 | 19:35

Portieri i Liverpool, Loris Karius ka finalizuar kalimin në skuadrën e Bundesligës, Union Berlin si huazim për një sezon.

27-vjeçari gjerman përfundoi huazimin te Beshiktash në maj kur ishte afër fundit të një periudhe dy-vjeçare me skuadrën turke.

Karius, i cili u bashkua me Liverpool për 4.7 milionë euro nga Mainz në 2016, për herë të fundit luajti për Liverpool në humbjen kundër Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve 2018. Union Berlin përfundoi i 11-ti në Bundesligë sezonin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Mehmeti Dikur shihja panaire të librave të vjetër që…