Karriera politike e Vjosës, vetëm kundër PDK-së dhe Thaçit

08 prill 2020 | 11:48

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar në lidhje me intervistën e Vjosa Osmanit dhënë mbrëmë në televizionin KTV, e cila e ka akuzuar për shumë gjëra negative që kanë ndodhur në Kosovë subjektin politik të znj. Ismaili.

“E tërë karriera politike e znj. Vjosa Osmanit është ndërtuar me gjuhë politike kundër PDK-së dhe vrerëhedhje mbi Hashim Thaçin”, ka shkruar Ismaili në një postim në faqen e saj në “Facebook”.

Shkrimi i Besa Ismailit:

E tërë karriera politike e znj. Vjosa Osmanit është ndërtuar me gjuhë politike kundër PDK-së dhe vrerëhedhje mbi Hashim Thaçin! Ndërsa gjatë muajve të fundit, e kemi parë teksa shumë e ka përdorur edhe Albin Kurtin për të promovuar veprimtarinë e saj politike, për një koalicion që edhe ajo ishte e bindur se do të dështonte.

Përsëri metodologji e njëjtë, dhe tash ata që i dhanë mbështetjen për kandidate për kryeministre, së paku kështu u vetëdeklarua, përnjëherë qenkan jo të duhur për kabinet qeveritar. Të gjitha këto për më pak se gjysmë viti. A e meritojnë qytetarët këtë shpërputhje dhe përfitim elektoral, në një anë “guxim ndaj krimit” në anën tjetër, viktimizim?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”. Kështu…