Kastrati i PDK-së: Albin Kurti, shembull për diktatorët e së ardhmes

20 mars 2024 | 15:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për rrena e mashtrime.

Ai ka thënë se Kurti do të jetë shembull për diktatorët e ardhshëm se si fitohet dhe mbahet pushtetit.

Kastrati ka vlerësuar se Kurti i ka bërë favore të mëdha Serbisë.

“Albin Kurti është shembull për diktatorët e së ardhmes se si fitohet pushteti me rrena, me mashtrime, me gjakderdhje dhe si ndërtohet e përdoret propaganda për ruajtjen e pushtetit. Me të gjitha këto veprime gjatë tërë karrierës së tij politike i ka bërë favore të mëdha Serbisë e dëme Kosovës”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD), Gazment Bardhi…