Kastrati kërkon lirimin e aktivistëve të PSD-së

14 shkurt 2022 | 22:48

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se nga 13 aktivistë të arrestuar, gjashtë prej tyre, përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie Dardan Mulliqaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nënkryetari i kësaj partie Qendron Kastrati, në një konferencë për media ka ftuar Inspektoratin e Policisë dhe shoqërinë civile që të reagojë ndaj policëve civil të cilët kanë përdorur dhunë në aksionin e PSD-së në Zyren e Rregullatorit të Energjisë.

“Kërkojmë me urgjencë që aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Natyra Kuçi, Frashër Krasniqi dhe Genc Sherifi të lirohen sa më shpejtë”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati në një konferencë për media…