Kastrati, LV-së: Fytyrën e hajnave e keni, kryehajni është Albin Kurti

28 mars 2024 | 12:47

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona euro.

Kastrati u ka thënë deputetëve të Vetëvendosjes se ata nuk guxojnë të flasin pasi sipas tij, e kanë Dejona Mihailin dhe i përjashton nga grupi parlamentar.

“S’keni keni faj që rreni këtu sepse e keni hajnin e madh që nuk është këtu, e hajni i madh me pas pasë ndonjë garë për hajninë kishte me qenë kampion. Ja ku kemi me qindra kontrata një burimore ku keni vjedh miliona, hajnat me hajna , ju po thoni këta që kanë vjedh ma herët janë hajna të këqinjë e na jemi hajna të ndershëm, Martini e Nagipi janë të ndershëm, cilat janë rezultate e këtyre rrenave ju s’guxoni me fol e keni Dejonën, ju përjashton prej grupit, aman mos vini këtu me thanë që jo u vjedhin në të kaluarën, nuk e pash askënd prej juve të del të thotë kjo kontratë nuk është e vërtetë”.

“Këtu të fascinon mënyra se si ju mundoheni me e kamufluar të vërtetën me rrena. Të gjithë e shohin se çfarë hajnie bëhet me kontratat njëburimore dhe ju të fascinoni se si mundoheni me i mbështjellë të vërtetat me rrena. Ma kujtoni atë fabulën e derrit me lëkurën e qengjit. Kur hynë derri me ia vjedh ushqimin qengjave në stallë, dhe e qetë një qebe përmbi për mos me u vërejtur, po ai nuk mundet turinjtë me i mbuluar se i duhet me i shti turinjtë të jashtëqitja e vetë dhe pastaj detektohet që është hajni. Edhe ju e keni fytyrën e hajnave, pra kot mundoheni me u mbuluar, ju mbeteni hajna. A keni faj që rreni kështu jo, sepse e keni këtu model kryerrencin, kryehajnin sepse kryehajni me pas pasur ndonjë olimpiadë për hajni, e kish zanë vendin e parë”, ka thënë Kastrati. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rebel Wilson, aktorja 44-vjeçare australiane, së fundmi bëri një rrëfim…