
Kastrati rikthehet te KB Ylli
15 korrik 2025
| 13:20
Pasi tri viteve me KB Trepça, basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Erjon Kastrati ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Suharekë, tek Golden Eagle Ylli.
Ylli këtë sezon ka bërë një super ri-organizim të klubit dhe në radhët e veta e ka rikthyer ish-basketbollistin e vet, ku shkroi histori me këtë klub. Erjoni për Yllin ishte paraqitur në sezonin 2020/21 dhe 2021/22, ku ishte faktori kyç në triumfet e Yllit në kampionat. Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Suharekasit kanë nënshkruar kontratë tre-vjeçare me basketbollistin. 30-vjeçari është kampion i Kosovës katër herë në pesë vitet e fundit, pikërisht dy herë me Yllin, dhe po ashtu dy tituj tjerë me Trepçën.