
Kastrati: Unë votova. Ftoj secilin të marrë në dorë të ardhmen tonë të përbashkët
12 tetor 2025
| 12:31
Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar komune në Kamenicë nga PSD-ja ka shfrytëzuar të drejtëe e votimit.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se koha kur po mbahen këto zgjedhje lokale përcakton fatin e Kamenicës në të ardhmen.
“Uroj qe të jetë edhe koha kur gratë do të votohen e mbështeten, të shihen nga të gjithë si zë i fuqishëm përfaqësues. Unë votova. Ftoj secilin të marrë në dorë mundësinë për të vendosur për të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Kastrati.