Kastriot Rexha kualifikon Feronikelin

28 qershor 2019 | 22:37

Skuadra e Feronikelit e ka fituar finalen ndaj Santa Colomas (2-1), dhe në ketë mënyrë është kualifikuar në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra kampione e Kosovës më plotë mërit u kualifikua pas arriti që më një lojtarë më pak të përmbys rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse në fillim të pjesës së dytë vendasit mbetën pa një lojtarë më pak, sepse Yll Hoxha u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 52-të, mysafirët shënuan për 0-1 nëpërmjet Chus Soso, kurse gjashtë minuta me vonë Mevlan Zeka me një  gol të bukur e barazoi rezultatin në 1-1.

Tre minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesi më i mirë në Kosovë, Kastriot Rexha ka shënuar golin vendimtar për fitoren historike të Feronikelit. Kundërshtar i rashës për skuadrën nga Drenasi është TNS-ja.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi më i mirë në Kosovë, Kastriot Rexha ka shënuar…