Kastrioti e fiton ndeshjen e mbetur

26 shkurt 2020 | 22:43

Kastriotit i takon ndeshja e mbetur Kastrioti e ka fituar ndeshjen e mbetur ndaj Drenicës.

Takimi i javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), është luajtur në Ferizaj, ndërsa Kastrioti fitoi me rezultat 39:31. Ndonëse Drenica ishte vendas, ndeshja u vendos të luhet në Ferizaj.

Ferizajasit kanë krijuar epërsi solide që në pjesën e parë të cilën e fituan me rezultatin 21:16.
Te Kastrioti u dallua F. Mustafa me 12 gola. Tetë gola i realizoi J. Bislimi, ndërsa shtatë A. Dugolli.
Te Drenica, K. Kastrati shënoi 12 gola kurse tetë i realizoi E. Hamza.
Pas xhiros së 16-të Kastrioti është i katërti me 22 pikë kurse Drenica e teta me tetë pikë.
Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së 17-të.

Drenica – Kastrioti 31:39 (16:21)

Drenica: Geci, Binaku 3, Sahiti 1, Kastrati 12, Zekaj 6, Baliu, Muqolli, Bunjaku, Hasani, Hamza 8, Hajrizi, Batatina 1

Kastrioti: Curri, Esati, D. Dugolli, A. Dugolli 7, Qerimi, Selmani, Bislimi 8, Shabani 2, Braimi, Mustafa 12, Rudari 1, Bytyqi 1, Zaskoku 3, Beqa 1, Syla 4, Hoxha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jahja Lluka Viti 1999 për shqiptarët ishte pranë apokalipsit. Ajo…