Kastrioti fiton bindshëm në Prizren

24 tetor 2019 | 11:42

Kastriotit i janë kthyer shumica e lojtarëve dhe ferizajasit menjëherë kanë treguar forcën e vërtetë që kanë, pas periudhës së vështirë që shpresohet të jetë lënë prapa.

Kastrioti luajti si mysafir i Prizrenit në ndeshjen që e hapi javën e pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Fitoi me rezultat 43:27. Pas pjesës së parë rezultat ishte 18:12 për ferizajasit.

Shabani ishte i pandalshëm duke shënuar 14 gola. Efikasitet të lartë tregoi edhe Mustafa me 11 gola. Te Prizreni për gola të shënuar është shquar Sh. Mehmeti që shënoi po ashtu 14 gola. Me fitore Kastrioti është ngritur në vend të tretë me 6 pikë. Prizreni është i teti me 2 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Bangladesh ka dënuar 16 persona me vdekje…