
Katari do të ngrehë padi kundër Izraelit në GjND
18 shtator 2025
| 08:39
Katari synon të ndërmarrë veprime ligjore kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) shënjestruan zyrtarë të lartë të Hamasit në Doha, tha mbrëmë vendi i Gadishullit Arabik.
Ministri i Shtetit i Katarit, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, postoi në llogarinë e tij X se kishte zhvilluar dy takime me Zëvendës Prokurorin e GJNP-së, Nazhat Khan, në lidhje me këtë çështje.
“E përsërita angazhimin e Katarit për të mbështetur rrugën e drejtësisë ndërkombëtare dhe për të siguruar që ata që kanë kryer krime të mbahen përgjegjës dhe të mos i shpëtojnë ndëshkimit sipas ligjit penal ndërkombëtar”, shkroi Khulaifi, duke folur për “agresionin e Izraelit kundër Shtetit të Katarit”.