 
                    Kate Upton sjell në jetë fëmijën e parë
                12 nëntor 2018
                |  11:19
            
        Kate Upton ka sjellë në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Justin Verlander. Lajmin e ka konfirmuar modeluesja 26-vjeçare e “Vogue”-s në “Instagram”. Modeluesja nga Michigan dhe bashkëshorti i saj, lojtari i baseball Houston Astros, 35 vjeç, duken më të dashuruar se kurrë teksa kanë festuar përvjetorin e parë të martesës në të njëjtën ditë.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        