Katër anëtarët e bordit të KPMM-së e përfundojnë mandatin

06 gusht 2020 | 15:58

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka bërë me dije se kryesuesi i bordit të këtij komisioni, Musa Shabani ka përfunduar mandatin. Po ashtu, KPMM-ja ka bërë me dije se mandatin e kanë përfunduar edhe anëtarët Azem Rexhaj, Kemajl Zeqiri dhe Festim Kutllovci, ndërsa anëtari tjetër Avdi Konjuhi ka mandat deri në mars të vitit 2021. “Gjatë kësaj periudhe 5-vjeçare, anëtarët e Bordit si pjesëmarrës në udhëheqjen e KPMM-së, kanë treguar një performancë të lartë në zbatimin e politikave/strategjive  në sektorin minerar,  si dhe në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në përputhshmëri me Ligjin për Minierave dhe Mineraleve. Gjithashtu, Bordi i KPMM-së ka marrë pjesë në takime të ndryshme të jashtë vendit  si dhe të brendshme, takime ndërinstitucionale, konferenca, takime këto të cilat kanë rezultuar si të suksesshme për Komisionin e Pavarur të Minierave dhe Mineraleve si institucion, si dhe për aspekte ekonomike në nivel të vendit”, ka njoftuar KPMM-ja.

Sipas KPMM-së, në periudhën sa ishin prezent si pjesë e Bordit të KPMM-së, janë lëshuar gjithsej 1 093 licenca dhe leje, nga të cilat 463 janë licenca të hulumtimit, 231 licenca të shfrytëzimit si dhe 399 janë leje për aktivitete të veçanta.

Drejtori i KPMM-se ka njoftuar Bordin se është shpallur konkursi për anëtarë të ri të Bordit nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 28 korrik 2020. “Në bazë të procedurave ligjore për përzgjedhjen e anëtareve të Bordit nuk parashihet që Bordi i ri të vjen  brenda këtij muaji. Kjo nënkupton që KPMM-ja do të mbetet pa Bord dhe pa mundësi të marrjes së vendimeve sidomos te dhënies se licencave dhe lejeve për një afat të pa caktuar deri ne zgjedhjen e Bordit të ri. Në takimin e fundit të Bordit, Bordi u pajtua me konstatimin e Drejtorit të KPMM-së, se KPMM-ja  do të mbetet për një kohë pa Bord dhe pa mundësi të marrjes së vendimeve për shkak të mungesës se kuorumit, si dhe  KPMM-ja të do të ngecë për çështje administrative. Pas që analizuan praktikat e mëhershme në KPMM, Bordi ishin në pajtim që të marrin vendim bazuar në praktikat e Bordit të KPMM-së të vitit 2014, me ç’rast Bordi kishte marr vendim për caktim të ushtruesit të detyrës së kryesuesit. Bazuar ne ketë, Bordi morri vendim që në përputhje me nenin 59 pika 1 dhe nenin 62 të LMM-së të caktojnë u.d. të kryesuesit, Avdi Konjuhin.  U.d i kryesuesit do të ushtrojë detyrën e Kryesuesit deri në caktimin e kryesuesit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar KPMM-ja. Anetarët e KPMM-së për punën e tyre i përgjigjen Kuvendit të Kosovës.

A/M /Epoka e re

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"3A ELEKTROSERVISi" Sh.p.k. shpallë të pavlefshme çertifikatën e biznesit me…