“Katër ditë, pa hangër, duke fjetë në karrige, pa i ndrru teshat”, rrëfehet shoferi i një linje ndërkombëtare të autobusëve

28 korrik 2021 | 00:09

Një shofer autobusi që vozitë një autobus që veprojnë në linjat ndërkombëtare që nuk ka dashur të identifikohet me emër por ka folur përmes telefonit, drejtpërdrejt  ka treguar përvojën e tij.

Ai në një linjë direkte në Kanal 10, ka thënë se javën e kaluar katër ditë ka vozitur vazhdimisht pa pushim, pa i ndërruar rrobat.

“Unë katër ditë kam qenë në rrugë, pa pushu, pa hangër, pa i ndrru teshat , tu flejt nëpër karriga të autobusave. Ai shofer i cili është në burg nuk duhet të akuzohet për asgjë, sepse atij i imponohet. Këtu fajin e ka shteti që nuk është marrë qe 20 vjet”, tha shoferi në anonimat.

Ai tha se vetëm një kompani kosovare meriton të udhëtojnë në linja ndërkombëtare.

“Komapnitë e tjera nuk meritojnë të udhëtojnë as deri në Beograd. Anjë autobus nuk merr fletëudhëzim, e merr një fletëudhëzim të thjeshtë kamuflazh i cili as nuk e din cka përmban autobusi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë nuk kontrollohen taografët nga inspektorët tanë, të cilët sipas tij flejnë

“Por edhe nëse dalin korruptohen me 50 ose 100 euro”, shtoi shoferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florie Krasniqi nga Prishtina, e cila ka ndërruar jetë në…