Katër fluturime anulohen në Aeroportin e Prishtinës për shkak të mjegullës

16 dhjetor 2019 | 00:12

Të paktën dy fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës dhe dy nga ky aeroport janë anuluar të dielën në mbrëmje, për shkak të mjegullës që ka mbuluar vendin.

Sipas faqes zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, një fluturim nga Stambolli dhe një tjetër nga Baseli drejt Prishtinës janë anuluar. Po ashtu në këtë faqe thuhet se janë anuluar fluturimet nga Prishtina drejt Stambollit dhe një drejt Polonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista prestigjioze “The New York” ka renditur Shqipërinë ndër 10…