Katër ish-themelues të VV-së në Podujevë në krah të doktor Hysenit: Bashkë për ndryshimin e madh

11 tetor 2025 | 12:55

Katër ish-themeluesit e VV-së në Podujevë kanë dalë në mbështetje të kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.

Ky i fundit ka postuar një fotografi bashkë me Ajet Poterën, Bedri Maçastenën, Besnik Mulliqin dhe Bujar Hasanin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hyseni ka shkruar se ky bashkim nënkupton ndryshimin e madh dhe të domosdoshëm në këtë komunë.

Ai është shprehur i bindur në fitoren e LDK-së të nesër.

“Bashkë me Ajet Poterën, Bedri Maçastenën, Besnik Mulliqin e Bujar Hasanin, për ndryshimin e madh e të domosdoshëm! Ora e ndryshimit të madh po afron! Ndryshimi i madh nisë nga nesër!”, ka shkruar Hyseni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti thotë se qytetarët…