Katër kërkesa të Arton Demhasajt për opozitën lidhur me ekspozitën e fundit në kryeqytet
Katër kërkasa të Arton Demhasajt për opozitën në lidhje me ekspozitën e fundit në kryeqyte
Analisti politik Arton Demhasaj ka bërë një kërkesë publike ndaj shefave të grupeve parlamentare të opozitës; Arian Tahiri (PDK), Jehona Lushaku-Sadriu (LDK) dhe Besnik Tahiri (AAK) – duke kërkuar transparencë të plotë lidhur me financimin dhe organizimin e ekspozitës në Prishtinë, që ka nxitur reagime në opinionin publik.
Në reagimin e tij, Demhasaj thekson se, në funksion të llogaridhënies ndaj qytetarëve, opozita duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të sqaruar procesin e ndarjes së mjeteve për këtë aktivitet.
Ai kërkon që opozita t’i drejtohet me shkresë zyrtare kryetares së Kuvendit për të siguruar informacion të detajuar mbi shumën e fondeve të ndara për ekspozitën.
Po ashtu, Demhasaj kërkon publikimin e datës së shpalljes së thirrjes për aplikim dhe kritereve mbi të cilat është bërë përzgjedhja e përfituesve
Postimi i plotë i tij:
Kërkesë publike për shefat e grupeve parlamentare të opozitës: Arian Tahiri PDK, Jehona Lushaku Sadriu LDK dhe Besnik Tahiri AAK.
Të nderuar,
Në funksion të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, kërkojmë nga ju që të ndërmerrni hapat e mëposhtëm lidhur me financimin dhe organizimin e një ekspozite të fundit, e cila ka ngjallur reagime të shumta në opinion.
Kërkesat:
1. T’i drejtoheni me një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, duke kërkuar sqarim të plotë për shumën e mjeteve financiare të ndara për këtë ekspozitë.
2. Të bëhet publike data e shpalljes së thirrjes për aplikim, si dhe kriteret mbi të cilat është bazuar përzgjedhja.
3. Të publikohet numri i organizatave që kanë aplikuar dhe të sqarohet se cili institucion apo komision ka bërë përzgjedhjen.
4. Të bëhen publike emrat e organizatave të refuzuara, si dhe arsyet konkrete të refuzimit, duke përfshirë edhe sqarimin pse fondet janë ndarë pikërisht për përfituesit aktualë.
Transparenca mbi përdorimin e taksave tona është thelbësore, veçanërisht kur ato lidhen me çështje të ndjeshme që prekin historinë dhe kujtesën kolektive të vendit tonë.



