Katër klube ndjekin çerekfinalen

09 mars 2021 | 09:00

Juventusi synon përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë kundër Portos (2-1) dhe kualifikimin në çerekfinale. Kualifikimin në këtë fazë e synon dhe Borussia Dortmundi që e mposhti Sevillan në ndeshjen e parë (3-2). 

Kampion në fuqi i Italisë, Juventusi dhe kampioni i Portugalisë, Porto, sonte e zhvillojnë ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve, me synim të sigurimit të kualifikimit në çerekfinale të kësaj gare. Porto e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1, kurse tash synon ta ruajë këtë epërsi në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet sonte (e martë) në Itali.

Ndërsa “Zonja e Vjetër” do të japë maksimumin që ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë dhe ta vazhdojë rrugëtimin në garën më të fortë në futboll. Juventusit në këtë ndeshje i mungon Paulo Dybala që është i dëmtuar, ndërsa Rodrigo Bentancur ka dalë pozitiv me Covid-19. Do të mungojë edhe mbrojtësi Danilo. Ndërsa në skuadrën portugeze mungon Memba, kurse mund të mungojnë edhe Pepe, Corona dhe Marcano.

Borussia Dortmundi, pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Sevillës në Spanjë (2-3), synon të kualifikohet në çerekfinale. Skuadra gjermane është favorite për të kaluar në fazën tjetër falë paraqitjes së shkëlqyer që pati muajin e kaluar në ndeshjen e parë. Në anën tjetër, Sevilla, pavarësisht prej formës jo të mirë, synon të “hakmerret” për humbjen në ndeshjen e parë dhe të triumfojë në këtë ndeshje për ta siguruar kualifikimin më tutje. Vendësit do të jenë pa Axel Witsel, Marcel Schmelzer dhe Manuel Akanji, kurse në dyshim janë Giovanni Reyna, Jadon Sancho dhe Raphael Guerreiro. Mysafirët mungesën e vetme e kanë Aleix Vidal.

Të martën takohen:
Juventus – Porto                            (1-2)
Borussia Dortmund – Sevilla      (3-2)

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së…