Katër klube në garë për De Jong

09 dhjetor 2024 | 15:21

Frenkie de Jong do të largohet nga Barcelona më së largu në verë, por ekziston mundësia që ai të lëvizë edhe në janar. Mesfushori holandez thuhet se ka vendosur për tu larguar nga Barcelona pasi nuk e ndjehen vetën më të rëndësishëm dhe pjesë e formacionit bazë.

Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori holandez po kërkon një largim nga klubi. Klubet kryesore tashmë po tregojnë interes për nënshkrimin e De Jong. Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain thuhet se të gjithë janë të prirur për të siguruar shërbimet e tij. E ardhmja e De Jong te Barcelona ka qenë e pasigurt për një kohë.

Ai është nën kontratë deri në vitin 2026, dhe klubi fillimisht kishte planifikuar të zgjaste kontratën e tij. Megjithatë, situata tani ka ndryshuar. Barcelona raportohet se po konsideron shitjen e De Jong, me një lëvizje që ka të ngjarë të ndodhë në verën e vitit 2025.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1.Besart Januzi shpallë të pavlefshme dëftesën e kl 6-9, shkollë…