KATËR KRYETARËT QË E KANË VIZITUAR NËNË STANËN I KANË FITUAR ZGJEDHJET
Katër kryetarët e katër komunave që e kanë vizituar Nënën e UÇK-së, Nënën Stana Gashi në shtëpinë e saj Shtëpi Bazë e UÇK-së, i kanë fituar zgjedhjet në komunat e tyre, të cilët do të jenë edhe katër vite në krye të komunave të tyre!
Për vizitë te Nëna e madhe e UÇK-së,te Ajo që ka ushqyer mbi 300 luftëtar lirie, kanë qenë për vizitë këta kryetarë:
1. Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni;
2. Kryetari i Prishtinës Përparim Rama;
3. Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe
4. Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi!
Urime fitoren të gjithë kryetarëve që kanë fituar në zgjedhjet lokale ne Kosovë!
I ftojmë të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, që nëse dëshirojnë të vazhdojnë të korrin fitore në komunat ku drejtojnë me to, ose edhe ata që nisin garën për kryetar të komunave, ta vizitojnë Nënën e UÇK-së, Nënën Stanë Gashi në shtëpinë e saj Bazë e UÇK-së, sepse Nëna ju jep energji pozitive, ju ngjallë dashuri e respekt edhe më të madh për popullin e Atdheun dhe per qytetarët në shërbim të të cilëve jeni!
Urime fitoret për Juve kryetar!
Gëzuar🇦🇱🇽🇰🥂
Prishtinë, 9 Nëntor 2025!




