Katër muaj pas zgjedhjeve, VV bie nga 40.8% në 37.3% në sondazhin e fundit

19 qershor 2025 | 22:28

Gazetari dhe autori i emisionit Debat Plus Ermal Panduri ka publikuar rezultatet e reja nga sondazhet politike, të realizuara nga kompania UBO Consulting.

Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, ndërkaq PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 37.3%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.6%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 16.8%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 4.6%

NISMA: 2.1%

Ndërkaq, në zgjedhjet e e fundit të 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.

Krahasimi i rezultateve Mars – Qershor

Shpërndarja e mandateve në Kuvend

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali izraelit, Amir Avivi tja se lufta që po bën…