Katër persona të vrarë brenda një jave në Kosovë

23 mars 2026 | 11:47

Katër persona janë vrarë gjatë një jave në Kosovë.

Dy të vrarë është bilanci i rastit të së dielës në fshatin Majac të Podujevës.

Një burrë ka mbetur i vrarë dhe është gjetur pa shenja jete në veturë, kurse plagëve të marra nuk ka arritur t’u mbijetojë as një 71-vjeçare e cila ka vdekur në ShSKUK.

Për këtë rast është e dyshuar një 31-vjeçare, e cila gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte qëlluar edhe veten.

Ndërsa të shtunën një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës.

I dyshuari që është arrestuar për këtë rast, sipas Policisë, është vëllai i viktimës.

Të hënën e javës që shkoi një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjyqtar francez, i cili kryesoi një panel në Gjykatën…