Katër presidentë sot vizitojnë Kievin, takohen me Zelenskyn

13 prill 08:34

Presidenti i Polonisë, i Lituanisë, i Letonisë dhe i Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për ta takuar presidentin Volodymyr Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.

“Vendet tona po i tregojnë mbështetje Ukrainës dhe presidentit Zelensky”, ka shkruar në “Twitter” këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch.

Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, vizitoi qytetin të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Hasan Bello Një nga poetët më të njohur të…