Katër të arrestuar për vjedhje në Vushtrri

17 korrik 2025 | 08:52

Katër persona janë arrestuar në Vushtrri, si të dyshuar për tri raste të vjedhjes që kishin ndodhur ditë më parë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se të njëjtit, në bashkëveprim mes vete, janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve të ndodhura në tre lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë.

“Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë materiale ndërtimore, mjete të amvisërisë, një telefon dhe gjësende të tjera. Disa nga sendet e vjedhura si telefoni gjetur i janë kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kompetent, njërit nga të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre të tjerët të moshës së mitur janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi…