Katër të lënduar në aksidentin mes veturës së policisë dhe një taksi në Prishtinë

05 janar 2026 | 08:34

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak pas mesnatës në Prishtinë, tek udhëkryqi i konvikteve.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe një veturë taksi.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se të dyja veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Pllana bëri të ditur se katër persona janë lënduar.

“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku melëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci në Prishtinë. Në aksident janmë përfshirë dy vetura, si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Ai ka shtuar se me rastin po merret trafiku i kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, do të paraqitet…